Kthesa e papritur, sulmuesi i Kombëtares nuk firmos në Kazakistan. Drejt Serisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 22:54

Kthesa e papritur, sulmuesi i Kombëtares nuk firmos në Kazakistan. Drejt Serisë B

Virtues Entela duket se do të jetë vendi i shpëtimit për lojtarët e Kombëtares shqiptare këtë sezon. Pas Naser Alijit, në klubin e Serisë B pritet edhe një lëvizje surprizë e merkatos. Bëhet fjalë pikërisht për Azdren Llulakut. Ky i fundit u duk sikur ccdo gjë ishte mbyllur me Ordabasin në Premierligën kazake. .Prej disa ditësh sulmuesi i ishte bashkuar ekipit të ri në Turqi për fazën përgatitore, madje në miqësoren e së mërkurës, të barazuar 2-2 me çekët e Sllovaçkos luajti titullar dhe shënoi njërin prej golave të skuadrës së tij.

llullaku

Sicc raporton Supersport, Entuziazmi për këtë paraqitje u venit shumë shpejt, pasi sipas burimeve pranë futbollistit, Llullaku dhe klubi i Ordabasit nuk firmosën kontratë, pasi nuk ranë dakord për detajet e marrëveshjes. Prej situatës së krijuar, kuqeziu mori menjëherë avionin drejt Bolonjas, ashtu siç e konfirmoi edhe në faqen e tij në “Instagram”. Udhëtim jo i rastësishëm, sepse në Itali është fare pranë mbylljes së akordit me Virtus Entellan. Edhe pse merkato në Serinë B është mbyllur, djaloshi nga Istogu mund të përfitojë nga rregulli i transferimit si lojtar i lirë dhe mund të realizojë ëndrrën për të luajtur në vendin ku është rritur dhe pranë familjes së tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"