Kthehet Sembene dhe luajnë disa talente të rinj, ja pikantet e miqësores Partizani-Luzi 2008

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 20:04

Kthehet Sembene dhe luajnë disa talente të rinj, ja pikantet e miqësores Partizani-Luzi 2008

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e miqësores mes Partizanit dhe Luzit, e përfunduar 6-1. Në stadium ishin rreth 70 tifozë.nmcc

*Në pjesën e parë, rezervat e Partizanit qëndrojnë në dhomat e zhveshjes, ndoshta për shkak të shiut, por edhe për t’u përgatitur për t’u aktivizuar në të dytën. Para fundit të pjesës së parë Kolela urdhëron që të dalin të gjithë dhe të nisin nxehjen finale për të hyrë në fushë në pjesën e dytë.

*Pavarësisht se në fushë po luhej, Telushi, Maget, Menidhe dhe dy talente të akademisë, të gjithë me probleme fizike, bënë vrapime të gjata anës fushës, duke kaluar pa problem edhe para pankinave.

*Të lagur në pjesën e parë nga shiu, gjyqtarët e ndeshjes vendosin të ndërrojnë uniformën. Ata vishen me fanella të verdha në të jeshile, thuajse identike me ato të portierit të Luzit në pjesën e dytë. Në një ndeshje zyrtare kjo nuk do të lejohej.

*Në pjesën e dytë Kolela vendos të ndryshojë thuajse gjithë ekipin, duke lënë në fushë vetëm Saliu Sembene. Prania e këtij të fundit në formacionin e parë të të kuqve përbën lajm. Prej javësh ai ka qenë i pezulluar për shkak të një zënke me trajnerin Kolela. Por prej pak ditësh gjithçka mes palëve është shuar, me lojtarin, që është penduar për këtë veprim të tij. Së fundmi ai është stërvitur normalisht me skuadrën dhe dje u kthye në fushë nga minuta e parë, ku ishte një nga më të mirët. Përveç se shumë i fortë në mbrojtje, senegalezi dha një asist “të telekomanduar” dhe shënoi një gol. Kjo paraqitje me siguri e fut në listën e Kolelës.

*Përveç Sembenesë, risi në fushë për Partizanin ishte edhe aktivizimi i disa të rinjve nga akademia si Baruti, Bitallari, Junuzi, Nako dhe Çelaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"