Kthehet nigeriani Husein te Kastrioti, Selmani thuajse i larguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 20:16

Kthehet nigeriani Husein te Kastrioti, Selmani thuajse i larguar

Kastrioti ka marrë dje në mbrëmje një lajm të mirë, mbrojtësi nigerian Lukman Husein është bashkuar me krutanët. Ai do të dalë sot në stërvitje me ekipin në Kamzë. Ky rikthim i rëndësishëm pritej prej kohësh nga krutanët, të cilët forcojnë ndjeshëm mbrojtjen.Kastrioti

Deri tani nga Kastrioti ka pasur disa largime, por bëhet fjalë për ata që nuk janë aktivizuar. Në seancat stërvitore ka pasur edhe disa mungesa, ku Adolf Selmani, qendërmbrojtësi që luajti titullar në 10 ndeshje në pjesën e parë të sezonit, me shumë mundësi nuk do të jetë më pjesë e krutanëve. Lojtari në fjalë para disa ditësh i është bashkuar ekipit të Laçit.

Nga klubi krutan ende nuk ka një reagim për lojtarin në fjalë. Edhe Alen Kopaçi ka munguar në stërvitje, por gazeta mëson se këto mungesa kanë qenë për arsye familjare. Arbër Basha festoi dje 22-vjetorin e lindjes dhe ekipi i kishte bërë një surprizë të bukur.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"