Kthehen Raçiç e Zguro, Idrizaj: E mundim Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 14:07

Kthehen Raçiç e Zguro, Idrizaj: E mundim Laçin

Kamzalinjtë vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, që do ta luajnë përballë Laçit në shtëpi. Një sfidë ku skuadra e Ahmatajt do të synojë një tjetër rezultat pozitiv për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë. Pa Plakun në vijën e parë të sulmit, kryeqytetasit nuk do ta kenë të lehtë.

idrizaj
Kartoni i verdhë i marrë në sfidën ndaj Flamurtarit i ka kushtuar shumë sulmuesit, që është i pezulluar. Por, një lajm i mirë është rikthimi i serbit Raçiç, i cili ka pasur probleme dëmtimi. Por, një gjë e tillë nuk është ende e sigurt dhe mbetet për t’u konfirmuar një ditë para ndeshjes. Vangjel Zguro gjithashtu do të jetë një forcë më shumë në formacionin e Ahmataj. Pogradecari rikthehet pas pezullimit për shkaqe kartonësh. Deklarata – Mbrojtësi kamzali, Hektor Idrizaj, në një prononcim për RTSH, është shprehur se objektivi në ndeshjen ndaj Laçit për skuadrën e tij mbetet trepikëshi.

Ai ka komentuar edhe pozicionin e vështirë të Vllaznisë që është shumë pranë rënies, por nuk e bën shumë dramatike një gjë të tillë. “Me Flamurtarin në fitoren e fundit kemi bërë një ndeshje të mirë, teksa tensioni ishte në këmbët tona dhe ai ndihej lehtësisht. Tashmë luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Laçi. Por, përderisa matematika na e lejon, atëherë ne do e provojmë marrjen e një tjetër 3-pikshi për të siguruar mbijetesën. Kemi punuar shumë taktikisht me Ahmatajn, sidomos duke analizuar me detaje kundërshtarët direkt, me të cilët kemi marrë dy rezultate shumë të mira. Çdo futbollist që ka vite që luan, e di peshën e fanellës së Vllaznisë. Megjithatë, ky është futbolli dhe dinamika e tij është e tillë, ku duhet të japësh gjithmonë maksimumin, pasi e sheh veten edhe në një pozitë të tillë si Vllaznia. Sigurisht që ka keqardhje për këtë situatë, por nuk është fundi i botës, pasi vjet ra edhe Tirana. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, ka thënë Idrizaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"