Kthehen 2 titullarë, Dalipi do pikë ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 15:32

Kthehen 2 titullarë, Dalipi do pikë ndaj Dinamos

Tërbuni mbylli dje stërvitjen në kuadër të ndeshjes me Dinamon në transfertë. Ndryshe nga ditët e tjera, ekipi është stërvitur nga kodrat e Liqenit dhe jo në Pezë. Pukjanët, ashtu si dinamovitët, ndodhen në pozita të vështira dhe kërkojnë t’i marrin pikë njëra-tjetrës. Tërbuni është 1 pikë para Dinamos dhe objektivi është që pukjanët ta mbajnë pas këtë rival. Për “Panorama Sport”, trajneri Edmond Dalipi thotë:

edmond-dalipi

“Jemi përgatitur fort gjatë javës për këtë ndeshje të vështirë, një sfidë rivalësh. Është si një finale dhe duhet ta fitojmë. Dinamo është paraqitur mirë kohët e fundit, por besoj se nuk do ta humbim këtë ndeshje. Lojtarët e dëmtuar besoj se do t’i kem në dispozicion, ashtu si dhe Zaganin e Dushkun që ishin të dënuar.

Fitorja ndaj Dinamos do të vlente 6 pikë për ne. Shpresojmë që kemi një gjykim korrekt dhe të jetë fusha ajo që do ta përcaktojë rezultatin. Ka ende pikë në lojë dhe duhet të bëjmë gjithçka që kemi mundësi për qëndrimin në Kategorinë e Parë”.

Ditmir Pema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"