“Kthehemi shpejt në të Parën”, kapiteni i Tërbunit: Kemi nisur stërvitjen herët, po punojmët fort

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 23:10

“Kthehemi shpejt në të Parën”, kapiteni i Tërbunit: Kemi nisur stërvitjen herët, po punojmët fort

Trajneri i Tërbunit, Edmond Dalipi, ka bërë ditët e fundit përzgjedhjen e disa lojtarëve që mendon se do t’i bëjnë punë skuadrës për rikthimin në të Parën. Në një prononcim për gazetën, kapiteni Mikel Metani shprehet optimist për sezonin e ri.
Metani5
“E kemi filluar stërvitjen më herët se të tjerët, kemi punuar fort dhe kemi luajtur edhe disa ndeshje miqësore për të parë lojtarët e afruar. Kam besim se gara do të nisë shpejt, sepse në dimër është e vështirë të luhet futboll. Di që ka një problem me federimin e lojtarëve jashtë rrethit, por besoj se do të zgjidhet. Te Tërbuni gjithçka është korrekte nga ana financiare dhe kështu do të jetë edhe në të Dytën. Kemi ndërtuar një ekip që do të kthehet shpejt në të Parën”, tha mes të tjerash Metani.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"