Ksavi e pranon: Bajerni na mbyti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2013 | 13:41

Ksavi e pranon: Bajerni na mbyti

KsaviKsavi Hernandez i është dorëzuar su premacisë së Bajernit të Mynihut, duke pranuar me përulësi humbjen e thellë të pësuar në Gjermani. Mesfushori spanjoll i cilësoi favoritë bavarezët para ndeshjes dhe duket se gjithçka ka shkuar ashtu siç ai trembej. “E dinim që do të ishte shumë e vështirë dhe se ata ishin favoritë për të fituar. Arritën të bëjnë diferencën në shumë aspekte dhe morën një fitore të merituar. Mbase rezultati është më i thellë se duhej, por ne duhet të pranojmë supremacinë e tyre”, deklaroi 33- vjeçari. Ai analizoi edhe mënyrën se si ekipi i Jup Hejnkesit ia doli mbanë të fitojë 4-0. “Ishin me të vërtetë dominues fizikisht. Nuk mundëm të përballonin ritmin e tyre. Edhe pse ne qarkulluan më tepër topin, e patëm të pamundur që të krijojmë aksionet të rrezikshme në sulm. Madje, reparti i avancuar ishte gjithnjë i markuar dhe i kontrolluar nga mbrojtja kundërshtare. Ata na shënuan dy gola nëpërmjet goditjeve standarde, duke treguar kështu forcën fizike, element që ne e vuajmë për momentin. Patëm probleme edhe në mbrojtje, duke u lejuar hapësira gjatë kundërsulmeve të tyre. Bajerni ka futbollistë shumë të shpejtë dhe ne nuk mundëm që t’i ndalojmë si duhet. Na mbytën fizikisht”, tha Ksavi. Sa i përket ndeshjes së kthimit, ai nuk dëshiron të humbasë komplet shpresat, por pranon se është thuajse e pamundur. “Ne do ta provojmë. Do ishte një mrekulli, por nuk duhet të dorëzohemi. Kemi shumë pak shanse, në limitet e së pamundurës, por nuk jemi eliminuar ende. Çfarë duhet të bëjmë? Nuk mund të bëjmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Thjesht të mundohemi që të na dalë loja jonë dhe të mos vuajmë për të gjetur hapësira në sulm, pasi këtë herë është e rëndësishme që të shënojmë shumë herë dhe mbi të gjitha, të mos pësojmë asnjë gol. Duhet të shlyejmë disi humbjen 4-0 para tifozëve tanë”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"