“Kryqëzimi” për Taulant Seferin, iu dha shansi në kohën e gabuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 21:37

“Kryqëzimi” për Taulant Seferin, iu dha shansi në kohën e gabuar

Mos e kryqëzoni Seferin. Fajin për rastet e humbura e ka… Panuçi. Taulant Seferi ishte sulmuesi që pati të paktën dy raste vendimtare, nga një në secilën prej dy ndeshjeve ku u aktivizua. Mirëpo, gjithçka duket se e ka një shpjegim. Janë pikërisht statistikat dhe forma e treguar prej tij me klubet ku është aktivizuar jo vetëm në edicionin e fundit, por mbi të gjitha edhe në kulmin kur ai duhet të kishte qenë pjesë e Kombëtares A.
taulant-seferi-1

TË DHËNAT
Që në krye të herës, duhet nënvizuar se Taulant Seferi është futbollisti që priti pa fund për një ftesë të Kombëtares A, edhe pse në sezonin 2018-2019, koleksiononte 10 gola në kampionat, një në kupë dhe pesë asiste me Uinterthur në Ligën e parë zvicerane. “Nuk e ndërroj Shqipërinë, edhe sikur të mos më thërrasë ekipi A asnjëherë”, shprehej Seferi, pasi përfundoi periudhën te Kombëtarja U-21.
SEFERII
Në këtë të fundit, ka qenë një lojtar i rëndësishëm me paraqitjet e tij. Këtë edicion, Seferi nuk vjen me arsenalin që i shkon për shtat cilësive të tij. Me 1223 minuta të zhvilluara në Superligën zvicerane me Ksamaks, Seferi numëron vetëm një gol dhe një asist në sezonin 2019-2020. Ai është aktivizuar në 14 ndeshje si titullar, nga 29 që ka marrë minuta.

FTESA E MUNGUAR
Panuci

Në sezonin 2018-2019, ish-lojtari i Uinterthur shënonte dhjetë herë në kampionat, 1 në Kupën helvete si dhe pesë asiste. Mirëpo, asokohe, ai nuk gjente vend në Shqipërinë e Panuçit, edhe pse ishte në top formë.

KRITIKAT
Thënë ndryshe, për lojtarin kuqezi, shansi i dhënë në Kombëtare, nuk vjen fiks në kohën e tij më të mirë dhe në momentin e duhur. Faji? Gjithmonë mbetet jetim, por në këtë rast, duhet që drejtoria e ekipeve Kombëtare në FSHF, të nxjerrë më së paku mësime për të tjerë futbollistë. Djaloshi kërkoi ndjesë, e tanimë, pasi të sistemohet me një ekip për pjesën e mbetur të sezonit, të punojë fort që premtimin për shumë gola me Kombëtaren, ta bëjë realitet sa më shpejt.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"