Krymi optimist për realizimin e objektivave të skuadrës: Vllaznia në finale, për titull deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 9:16

Krymi optimist për realizimin e objektivave të skuadrës: Vllaznia në finale, për titull deri në fund

Mesfushori Ardit Krymi në një intervistë për “Panorama Sport” tregon se është i bindur se Vllaznia do të jetë finaliste e Kupës. Takimi do të jetë i një vështirësie të lartë, por jo i pamundur për shkodranët. Përpos kësaj, zv.kapiteni është i bindur se Vllaznia do të kërkojë deri në fund edhe titullin.

Ardit Krymi

Morët një pikë me vlerë në Laç apo mund të kishit marrë më tepër?

Mendoj se pika e marr në Laç ishte rezultat i mirë, sepse kishim shkuar që të mos dilnim pa pikë dhe ia arritëm. Laçi në shtëpinë e vet është një skuadër shumë e fortë.

Kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit. A do të jetë Vllaznia në fund në objektivat e saj dhe a është i mundur fitimi i titullit?

Mendoj se i kemi të gjithë mundësitë që të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Ia kemi bërë “hyzmetin” një gjëje të tillë. Nuk kemi pse të dorëzohemi tani.

Sot luani gjysmëfinalen e Kupës. Besoni te kalimi në finale?

Besoj se nëse bëjmë maksimumin të gjithë së bashku, nuk do ta vejmë në diskutim kualifikimin për në finale. Kam besim se do të bëjmë mirë.

Këtë sezon se keni mundur asnjëherë Laçin apo e keni ruajtur këtë për këtë takim?

Mendoj se ata në ndeshjet që na kanë mundur, kanë përfituar nga episodet, por këtë radhë ka me qenë krejt ndryshe. Edhe jam shumë i bindur, pavarësisht se s’do ta kemi të lehtë, do të dalim fitimtarë.

Do të jetë ndeshje teke. Presionin e shikoni te Vllaznia apo Laçi?

Mendoj që s’ka lidhje presioni në këtë ndeshje. Ne duhet thjesht të luajmë në grup edhe do t’ia dalim.

Çfarë i trembeni më shumë në këtë takim?

Nëse luajmë siç kemi bërë në pjesën dërmuese të sezonit, s’kemi frikë askënd.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"