Kryevepra ndaj Gallatasarait, Endri Çekiçi: Është talent që ma ka dhuruar Zoti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 23:23

Kryevepra ndaj Gallatasarait, Endri Çekiçi: Është talent që ma ka dhuruar Zoti

Endri Çekiç i magjepsi të gjithë me supergolin e realizuan në minutën e 15-të, teksa shtangu portierin Musleta me një gjuajtje mjaft të bukur nga distance. Talenti pogradecar, iu afrua drejt një supergoli tjetër në minutën e 24’, por u ndal vetëm nga traversa.

cekici

Ndërkohë që  minutën e 26, mesfushori doli i dëmtuar nga fusha e lojës, duke shqetësuar akoma dhe më shumë Edi Rejan, katër ditë para grumbullimit me Kombëtaren.

Pas përfundimit të ndeshjes Çekiçi i ka folur për mediat vendase, ku është shprehur se golat nga distanca janë një dhuratë që ia ka dhënë Zoti.

“Shënova me një talent të dhuruar nga Zoti që fëmijë. Luajtëm shumë mirë, por nuk kishim fat. Edhe pse arrita të shënoj, nuk jam i lumtur, sepse nuk fituam. Ne jemi skuadër që gjuajmë mirë nga larg, për këtë arsye ne përpiqemi gjithmonë me tentativa nga distance”, deklaroi Çekiçi.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO+FOTO/ Supergoli me dedikim dhe puthje për Megi Pojanin? Endri Çekiçi i jep fund të gjitha dyshimeve  

VIDEO/ Supergol, traversë dhe dëmtim. Çekiçi shkëlqen ndaj Gallatasarait, por shqetëson Edi Rejan

VIDEO/ Ikardi agresiv në debutim, bën sherr me lojtarët e Koniasporit dhe lë skuadrën e Çekiçit pa… portier

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"