Kryetari i PD kritika Tiranës: Turp për këtë indiferencë, Perikli Dhales meritonte homazhe në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 19:35

Kryetari i PD kritika Tiranës: Turp për këtë indiferencë, Perikli Dhales meritonte homazhe në kryeqytet

Për lajmin e ndarjes nga jeta ditën e sotme, të Perikli Dhales, ish-futbollist i Tiranës, ka reaguar edhe Roland Bejko, kryetar i Partisë Demokratike në degën e Gjirokastrës.

perikli dhales

Pasi i ka shprehur ngushëllime familjes për këtë humbje dhe pasi kanë përcjellë nga qyteti i Gjirokastrës për banesën e fundit ish-futbollistin, ai ka kritikuar edhe ish-klubin e tij, Tiranën, ku thotë se për Perikli Dhalen duheshin homazhe të denja, të organizuara nga klubi, Bashkia e Tiranës, pse jo edhe nga FSHF-ja, si një emër i shquar i sportit shqiptar. Më poshtë, reagimi i plotë i Roland Bejkos.

Së bashku me miqtë e mi, ish Ministrin e Jashtëm dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj, deputetët Jorida Tabaku e Aldo Bumçi, kryetarët e degëve të PD Tiranë Ervis Xhako e Pellumb Seferi, ish deputetin Xhevder Mehmeti, e plotë demokratë e qytetarë të tjerë, familjarë, të afërm dhe miq,sapo i dhamë lamtumirën një miku të mirë, një njeriu të shkëlqyer, një babai dhe bashkëshorti të përkushtuar, një futbollisti të talentuar të Tiranës, një qytetari të thjeshtë, një demokrati të urtë, një humanisti kokëulur, fjalë paktit dhe buzagazit PERIKLI DHALES.

I shprehim dhe një herë ngushëllimet më të thella bashkëshortes, dy djemve, të afërmeve dhe miqve të Peros.

I paharuar do jesh miku ynë i mirë, të qoftë dheu i lehtë e qofsh i parajsës !

PS: Ndoshta nuk është vendi këtu dhe sot, por nuk mund të rija pa e thënë se për kontributin që ka dhënë si futbollist i shquar i Tiranës dhe i sportit shqiptar, besoj se biem të gjithë dakord se PERIKLI DHALES meritonte të përcillej për në banesën e fundit me homazhe të organizuara nga ish klubi i tij i futbollit Tirana, Bashkia e Tiranës dhe pse jo Federata Shqiptare e Futbollit.

E pafalshme kjo indiferencë. 
Apo ndoshta vazhdojnë ta konsiderojnë të deklasuar për shkak të njeriut të tij të arratisur në vitet e Diktaturës Komuniste?!

TURP !

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"