Kryetari i Këshillit Bashkiak: Lushnja po përligj milionat, gjykimi është gangrene

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 12:56

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Lushnja po përligj milionat, gjykimi është gangrene

Lushnja është brenda objektivave dhe shanset për t’u ngjitur në elitë janë ende prezente. Drejtuesit janë më shumë se të kënaqur me ecurinë e skuadrës, ndonëse shohin si problematikë gjykimin. Në këtë linjë është edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit, Ferdinant Gjermeni.lushnjaaaa

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ai paralajmëron se klubit nuk do t’i mungojë mbështetja. “Edhe për vitin 2020, anëtarët e asamblesë kanë miratuar një buxhet prej 400 milionë lekësh për klubin e futbollit. Një fond që ka filluar të shpenzohet. Është një sforco që e bëjmë vetëm për të mirën e komunitetit sportiv e për të kënaqur tifozët e Lushnjës, që janë shumë pasionantë për skuadrën e tyre”, u shpreh fillimisht Gjermeni.

ECURIA – Më tej, ai evidenton se rezultatet e ekipit, kanë përligjur edhe investimin sezonal që shkon në 400 milionë lekë të vjetër. Jemi të kënaqur me rezultatin sportiv, pasi kemi një skuadër konkurruese për Kategorinë Superiore. Ka klube të tjera me buxhete shumë më të mëdha dhe kanë mungesë rezultatesh dhe problematika të ndryshme. Ndërkohë që Bashkia e Lushnjës është më e rregullta, për detyrimet dhe pagesat.

Unë jam vetë pasionant, një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Lushnjës dhe me keqardhje shoh disa padrejtësi të mëdha që na janë bërë. Na kanë goditur në rezultat, sepse ndryshe do të kishim tjetër renditje. Në disa ndeshje të veçanta, gjyqtarët kanë drejtuar shumë keq, nuk na e kanë dhënë hakun, që janë tallur me skuadrën, pra, janë tallur me taksat e popullit. Gjykimet janë bërë ‘gangrenë’ dhe e kanë dëmtuar shumë garën dhe kanë vrarë pasionin e njerëzve që e duan futbollin.lushnja

Siç ishte rasti i golit të mosdhënë ndaj Pogradecit, që bëri ‘xhiron e botës’. Tani jemi në kulmin e garës dhe shpresojmë që skuadra jonë e zemrës, që financohet nga populli dhe është 100% e qytetarëve, të dalë me sukses. Derbi i Myzeqesë është një ngjarje e veçantë sportive në krahinën tonë. Ne jemi me shpirt dhe me zemër që të fitojë Lushnja. Mendoj se për këtë sezon kemi skuadrën më të mirë dhe në një ndeshje me kaq shumë atmosferë shpresojmë të marrim fitoren”, u shpreh enkas për “Panorama Sport” kryetari i Këshillit Bashkiak të Lushnjës.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"