Kryetari i Bashkisë zbulon evazionin fiskal te Kukësi: Djali im mori 30 mijë euro në dorë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2017 | 22:28

Kryetari i Bashkisë zbulon evazionin fiskal te Kukësi: Djali im mori 30 mijë euro në dorë!

Kryetari i Komunës së Drenasit në Kosovë, Ramiz Lladrovci, ka zbuluar një skandal të futbollit shqiptar në lidhje me evazionin fiskal. Jo se diçka e tillë nuk dihej, por tashmë një figurë e lartë politike në Kosovë e ka faktuar me dokumente dëmin që i bëhet shtetit shqiptar duke mos i paguar taksa.

lladrovci

Ramizi është babai i ish-mbrojtësit të Kukësit, Lapidar Lladrovci, i cili qëndroi në klubin verilindor për 6 muaj në pjesën e dytë të sezonit 2015-2016. Në deklarimin e pasurisë së tij personale dhe të familjes, kryetari i Komunës së Drenasit ka shënuar se mbrojtësi 26-vjeçar është paguar me 30 mijë euro në dorë gjatë aventurës së tij të shkurtër në Kategorinë Superiore.

ramiz lladrovci

evazioni kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"