Kryetari i Bashkisë jep lajmin e mirë, do ndërtohet stadium i ri për Apoloninë. Ja kur nisin punimet dhe kapaciteti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 21:27

Kryetari i Bashkisë jep lajmin e mirë, do ndërtohet stadium i ri për Apoloninë. Ja kur nisin punimet dhe kapaciteti

Gjatë inaugurimit të hapjes së Bypass-it të Fierit, Kryetari i Bashkisë̈ Fier Armando Subashi ka dhënë lajmin e mirë për fillimin e ndërtimit të një̈ stadiumi të ri për Fierin. Sipas kryebashkiakut Subashi, ky stadium do të ndërtohet ku bashkohet Bypass-i me hyrjen për në Fier, në pjesën veriore të qytetit.fusha fier loni papuciu

Një projekt i tillë është deklaruar edhe më parë nga ana e presidentit të FSHF-së, Armando Duka, gjatë një vizite në Fier në maj të vitit të kaluar dhe është̈ përforcuar këtë herë nga kreu i Bashkisë̈, i cili ka pasur një̈ takim me presidentin e FSHF-së të enjten e kaluar, kur Duka ka ndjekur ndeshjen e kupës mes Apolonisë dhe Kukësit. Sipas informacioneve të mëhershme, ky stadium do të jetë një investim i përbashkët midis Bashkisë Fier, FSHF-së dhe klubit Apolonia, ku FSHF pritet të financojë deri në masën 35 % të projektit.

Prioritet që të jetë një stadium modern, bashkëkohor, me një kapacitet rreth 8000 vende, që do t’i shërbejë jo vetëm Fierit si rreth dhe si Qark, por edhe më gjerë, pasi është në një pozicion të përshtatshëm edhe për Beratin. Ideja është që të ndërtohet një stadium i ngjashëm në kushte me atë të Kukësit, ku mund të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare.Apolonia-Kukesi

Pritet që punimet për ndërtimin të nisin në vjeshtën e këtij viti. Sa i përket stadiumit “Loni Papuçiu”, ai  und të shëbrejë për të luajtur ndeshjet e ekipit të femrave ose ka pasur edhe një ide që mund të ndërtohen dy fusha me bar natyral, duke e ndarë për së gjeri fushën aktuale dhe duke ndërhyrë edhe në shkallët e stadiumit, për të pasur parametrat përkatës.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"