Kryeson Superioren, Partizani renditet në vendin e 6 në Europë me statistikën e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 18:30

Kryeson Superioren, Partizani renditet në vendin e 6 në Europë me statistikën e veçantë

Humbja në derbi nuk ka lëvizur Partizanin nga vendi i parë në të cilin gjendet që në startin e këtij sezoni. Të kuqtë vazhdojë të udhëheqin kampionatin elitar në vendin tonë me një projekt ku klubi i ka besuar shumë emrave të rinj.

PARTIZANI

Pikërisht rinovimi i ekipit dhe mosha mesatare e ulët bën të kuqtë një nga skuadrat kryesuese në Europë me moshën mesatare më të re të përbërjes së tyre. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, Partizani është i 7-i në kontinent mes ekipeve që kryesojnë kampionatet përkatëse falë mesatares së moshës 23,6 vjeç.

Në vend të parë është Nordsjelland në Danimarkë me mesataren 20,9 vjeç, i ndjekur nga Valmiera (Letoni) me 21,4 vjeç, Red Bull Salcburg (Austri) me 22,1 vjeç, AZ Alkmar (Holandë) me 22,6 vjeç, Farul Konstanta (Rumani) me 23,4 vjeç dhe Shiroki Brijeg (Bosnjë Hercegovinë) që ka të njëjtën mesatare moshe si Partizani, 23,6 vjeç.

Të kuqtë janë klubi i tretë për nga mesatarja më e re e moshës në Superiore, pasi në vend të parë është Bylisi me mesataren 22,9 vjeç dhe më pas është Teuta me 23,5 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"