Kryesojnë dy lojtarët e Kukësit, Bregu ndjek nga pas. Rivalitet i ashpër për “Këpucën e Artë” në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 9:50

Kryesojnë dy lojtarët e Kukësit, Bregu ndjek nga pas. Rivalitet i ashpër për “Këpucën e Artë” në Superiore

Përveç renditjes në Superiore, ku rivaliteti është shumë i ashpër për vendet e para, por edhe për mbijetesën, rivalitet të ashpër ka edhe për “Këpucën e Artë”.

PATRIK EZE

Listën e golashënuesve në Superiore, e kryesojnë dy lojtarët e Kukësit, Patrik Eze me 12 gola dhe Agim Ibraimi me 11 gola.

I treti renditet futbollisti i Teutës, Dejvi Bregu me 10 gola, ndërsa pas tij vijnë De Silva i Kastriotit dhe Ardit Hoxhaj i Vllaznisë me nga 9 gola. Pritet që deri në fund këta të futbollistë të duelojnë fort në distancë, për të shënuar sa më shumë gola dhe për të fituar “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore.

KEP

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"