Kryeqyteti i rikthehet aktiviteteve sportive, nesër zhvillohet “Tiranathlon” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 11:18

Kryeqyteti i rikthehet aktiviteteve sportive, nesër zhvillohet “Tiranathlon” (VIDEO)

Tirana i rikthehet sërish aktiviteteve sportive pas finales së Ligës së Konferencës që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, ku Roma triumfoi duke mposhtur minimalisht 1-0 skuadrën holandeze të Fejnordit në stadiumin “AIR Albania”.

284215346_985727972143961_2409504607400244592_n

Nesër, ditën e dielë, më 29 maj do të mbahet “Tiranathlon”.

Ky aktivitet do të jetë me tre disiplina, vrap, çiklizëm dhe not. Kjo garë do të startojë në orën 08:00 të mëngjesit dhe organizohet nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri dhe do të zhvillohet në Liqenin e Farkës në kryeqytet.

Gjatë këtij eventi, Tirana do të kufizohet nga lëvizjet përkohësisht në garën e çiklistëve vetëm në ato rrugë ku do të kryhet ky aktivitet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se gjatë këtij aktiviteti do të bllokohet gradualisht disa nga rrugët e Tiranës dhe tregon segmentet ku çiklistët do të përshkojnë në këtë aktivitet:

“Maratona do të jetë një garë profesioniste dhe do të na duhet që qytetin ta vendosim në dispozicion të ‘Tiranathlon’-ës. Pjesa ku do të na duhet ndihmë nga Policia e Shtetit, Policia Rrugore, Policia Bashkiake dhe grupet tona të logjistikës ka të bëjë përshkrimi i qytetit ku është 40 kilometra pedalim dhe do të dilet në farkë në drejtim të Shkozës.

Do të përdoret i gjithë itinerari i Lanës deri te pallati me shigjeta. Bëhet vetëm një kalim, nuk është ai bllokimi total i qytetit, do të bllokohet me ‘valë’.

Ajo që presim është një grup rreth 500 persona të tjerë që do të jenë pjesë e kësaj gare. Nuk mund të kishim një Kampionat Europian të Peshëngritjes po të mos kishim parkun Olimpik.

Nuk mund të kishim as ndeshjen finale të Ligës së Konferencës po të mos kishim stadiumin. Nuk mund të kishim ‘Fan Zona’-at po të mos kishim sheshin, pedonalen dhe Liqenin që është pastruar.”, tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"