Kryendeshjen e javës e gjykon Andi Koçi, Jorgjit i besohet një detyrë e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 11:15

Kryendeshjen e javës e gjykon Andi Koçi, Jorgjit i besohet një detyrë e re

FSHF-ja i ka besuar arbitrit nga kolegjiumi i Durrësit, Andi Koçit, kryendeshjen e javës së 21-të, Skënderbeu-Partizani.

Andi Koci Vlore

“Panorama Sport” mëson se për emrin e kryesorit që iu hoq stema e FIFA-s në vitin e kaluar, ka një dakordësi edhe nga vetë klubet.

Gjatë javës së fundit ka pasur shumë akuza ndaj gjyqtarëve e veçanërisht nga klubi i kuq, që shpalli “non grata” treshen e arbitrave të ndeshjes kundër Kukësit.

jorgji-770x470

Ndërkohë, çudia e madhe e kryendeshjes së sotme në Korçë është fakti se arbitër i katërt do të jetë personi më i kontestuar për tifozët bardhekuq: Enea Jorgji. Ky i fundit vjen pas një jave ku u bë protagonist në Ballsh me një penallti të paqenë në favor të Bylisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"