Kryendeshja Kukësi-Partizani, dy skuadrave u mungon nga një lider

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 9:54

Kryendeshja Kukësi-Partizani, dy skuadrave u mungon nga një lider

Kampionia dhe nënkampionia e sezonit të shkuar përballën të hënë mes tyre në pozita të ndryshme nga një vit më parë. Për të dyja ekipet, fitorja është kthyer në detyrim për sfidën e 20 nëntorit që do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Të dy trajnerët nuk do ta kenë të plotë grupin për këtë duel, ku bie në sy mungesa e lojtarëve me përvojë.

batha

Elis Bakaj dhe Idriz Batha gjithnjë kanë qenë protagonistë në takimet që kanë luajtur si kundërshtarë, por kësaj here të dy do ta shikojnë ndeshjen e së hënës si spektatorë nga tribunat. Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë në ndeshjet e fundit, kështu që ata janë të pezulluar. Batha dhe Bakaj janë lojtarë me peshë në ekipet e tyre, kështu që u del punë trajnerëve që të gjejnë zëvendësuesit e duhur për të hënën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"