Kryendeshja e javës së katërt, FSHF ja beson gjyqtarit nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 10:01

Kryendeshja e javës së katërt, FSHF ja beson gjyqtarit nga Tirana

Kridens Meta do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes së sotme, Kukësi-Skënderbeu, që do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”. “Panorama Sport” mëson se institucioni i futbollit shqiptar ka vendosur t’i besoj arbitrit të kolegjiumit të Tiranës, duke pasur parasysh se emrat e tjerë të mundshëm kanë precedentë negativë me të dyja skuadrat.

kridens-meta

Mësohet se Meta është njoftuar nga sektori i gjykimit për të qenë ai kryesori, por nuk është çudi që sot në mëngjes të ketë ndonjë surprizë. Ndërkohë, i vetmi gjyqtar i FIFA-s, Enea Jorgji, nuk mund të gjykonte këtë takim për shkak të asaj që ndodhi në ndeshjen e 20 majit të kampionatit të kaluar, ku dhe u vendos titulli kampion.

Gjyqtaret

FSHF do të dërgojë sot në Kukës gjashtë arbitra, teksa dy do të jenë pas porte, me shpresën se nuk do të ketë probleme si sezonin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"