Kryen nga 4 zëvendësime, Mançester Siti dhe Arsenali rrezikojnë përjashtimin nga “Carabao Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 18:36

Kryen nga 4 zëvendësime, Mançester Siti dhe Arsenali rrezikojnë përjashtimin nga “Carabao Cup”

Mançester Siti dhe Arsenal u kualifikuam me vështirësi, vetëm pas minutave shtesë, ditën e djeshme në sfidat e vlefshme për Carabao Cup. Skuadra e Guardiolës arriti të kalonte më tej falë fitores nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Arsenali mposhti Noruiçin në shtesë me rezultatin 2-1. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 01: Arsene Wenger manager of Arsenal looks on as Olivier Giroud and Theo Walcott of Arsenal prepare to come on during the Premier League match between Arsenal and Brighton and Hove Albion at Emirates Stadium on October 1, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Mirëpo, përpos vështirësive të kualifikimit  skuadrave u ka dalë një tjetër telash. Të dy trajnerët kryen nga katër zëvendësime në ndeshjet e djeshme. “Carabao Cup” e lejon këtë gjë, por   interpretimi i rregullores ka hapur një debat të madh në opinionin sportive në Angli.

Guardiola

Sipas rregullores, çdo klub mund të kryejë vetëm 3 zëvendësime gjatë 90 minutave dhe në rast se ndeshja i drejtohet minutave shtesë, mund të kryejë edhe 1 tjetër. Por ditën e djeshme, Guardiola kreu vetëm 1 gjatë 90 minutave dhe 3 të tjerë në fillim të shtesës prej 30 minutave, ndërsa Venger 2 brenda kohës së rregullt dhe 2 të tjerë në shtesë.

Guardiola dhe Venger

Opinioni sportive në Angli është ndarë në dy pjesë, ata që besojnë se është shkelur rregullorja, sepse lejohet vetëm 1 zëvendësim në minutat shtesë dhe pjesa tjetër që pretendon se gjithçka ka qenë e rregullt, sepse nëse ndeshja shkon në shtesë, çdo skuadër mund të përdorë 3+1 zëvendësime dhe i takon trajnerit të vendosë se kur do t’i kryejë ato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"