Kryeministri Rama uron peshëngritësen shqiptare për fitoren: Evangjeli Veli shpallet kampione e Europës për peshën deri në 55 kg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2022 | 19:47

Kryeministri Rama uron peshëngritësen shqiptare për fitoren: Evangjeli Veli shpallet kampione e Europës për peshën deri në 55 kg

Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli për fitoren në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

ediramaevangjelia

Kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij në Facebook, videon e provës së fundit të sportistes shqiptare në stilin e shtytjes ku Veli ngriti 113 kg.

 Postimi i Edi Ramës:

Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg.

Peshëngritësja shqiptare u shpall Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa mori medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"