Kryeministri pranon kërkesat e futbollit, Fidel Ylli letër Ligës: Bojkoti i panevojshëm, u zgjidh vetëm me dialog

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:59

Kryeministri pranon kërkesat e futbollit, Fidel Ylli letër Ligës: Bojkoti i panevojshëm, u zgjidh vetëm me dialog

Negociatori i qeverisë me Ligën, Fidel Ylli i ka shkruar letër sekretarit të Ligës, Dritan Kadias, ku i kërkon që të fillojnë sa më shpejt kampionatin, duke e cilësuar si të pavend, faktin se i kanë lënë kohë qeverisë për 4 kërkesat deri ditën e enjte, duke thënë se qeveria ka treguar se nuk i ha presionet.

Fidel Ylli Libohova logo

Në letrën e shkruar Libohovës, Ylli shkruan, se e vetmja zgjidhje është dialogu. Më tej ai shkruan se kryeministri Edi Rama i ka në tryezë 4 kërkesat e klubeve të Superiores.

Ylli shkruan se bojkoti është kusht i panegociueshëm dhe për këtë arsye klubet duhet të filojnë sa më shpejt kampionatin. “Çdo ditë e humbur është në dëm të sportit dhe zgjidhjes”, shkruan Ylli.

Kujtojmë se Liga ka vendosur që ditën e premte të ketë një mbledhje me presidentët e klubeve, do të vendoset për të ardhmen e kampionatit.

Letra e Fidel Yllit:

 

1 (1) gfh (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"