“Kryeministër, eja shemb Pallatin e Sportit se të ndihmojmë”, kapiteni i Kombëtares befason me deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2019 | 13:43

“Kryeministër, eja shemb Pallatin e Sportit se të ndihmojmë”, kapiteni i Kombëtares befason me deklaratën

Basketbollisti Gerti Shima, ishte i ftuar në programin e mëngjesit në televizionin “Top Channel”, teksa në një bashkëbisedim me moderatorin Isli Islami, duke folur për problemet e sportit të basketbollit në Shqipëri, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, të shembë Pallatin e Sportit për të ndërtuar një të ri.

gerti shima

“Ndeshjen e parë me ekipin Kombëtar, e luajmë në 3 gusht, o në Tiranë o në Durrës, akoma nuk është vendosur. Kemi probleme edhe me sallat. Po lexoja titujt e gazetave, kryeministria kush merret me ato shembjet, të vijë ta shembë Pallatin e Sportit të bëjë një të ri.

Shima

Do dalim neve ta ndihmojmë. Niveli i Kombëtares nuk është i cilësisë shumë të mirë. Kjo vjen edhe për shkak të kampionatit. Lë shumë pak vend për lojtarët shqiptarë”, u shpreh kapiteni i Kombëtares së basketbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"