Kryebashkiaku i Lushnjës merr vendimin për trajnerin Hysen Dedja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 14:52

Kryebashkiaku i Lushnjës merr vendimin për trajnerin Hysen Dedja

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen në zyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, që është njëkohësisht edhe presidenti i klubit të Lushnjës.

dedja

Trajneri shkodran e ka marrë këtë vendim pas humbjes ndaj një kundërshtari direkt në luftën për mbijetese, siç është Vllaznia. Gjithsesi, dorëheqja e trajnerit nuk është pranuar nga presidenti Tushe. Ai e ka konfirmuar përsëri trajnerin në stolin e lushnjarëve dhe pritet që nesër të ketë një takim me ekipin.

tushe dedja

Në këtë takim do të diskutohet për ecurinë e dobët të ekipit dhe pritet që të merren masa ndaj disa lojtareve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"