Kryebashkiakja Sefa “bekon” Lushnjën para fazës: Unë dhe qytetarët presim arritjen e objektivave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 13:01

Kryebashkiakja Sefa “bekon” Lushnjën para fazës: Unë dhe qytetarët presim arritjen e objektivave

Pas më shumë se tri javësh stërvitore, në fushën sportive të Plugut, lushnjarët i kanë zhvendosur përgatitjet në kushte grumbullimi. Dje Lushnja u grumbullua në stadiumin “Roza Haxhiu” për t’u nisur në drejtim të Ohrit, ku do të kryejnë fazën intensive për 10 ditë.

297337237_3179464992294676_3919727881903573538_n

Skuadra është përshëndetur edhe nga kryebashkiakja Eriselda Sefa, njëherësh edhe presidentja e klubit të Lushnjës. Prej më shumë se një viti, Sefa drejton verdhejeshilët dhe është e para femër, që drejton klubin 92-vjeçar të Lushnjës. Faza përgatitore është një shpenzim i miratuar nga Këshilli Bashkiak i Lushnjës. Në takim presidentja Eriselda Sefa kërkoi impenjim dhe seriozitet nga të gjithë. Teksa përcolli ekipin në nisje për fazën përgatitore, ajo garantoi mbështetjen e institucionit vendor.

lushnja

“Shumica e ekipit për këtë sezon futbollistik është me djem lushnjarë, çka do të thotë se dëshira që ky ekip të jetë me rezultate sa më të mira, patjetër që do të jetë më e madhe. Është shumë e rëndësishme që faza e parë e kampionatit të jetë e suksesshme. Kjo do të na ndihmojë që të arrijmë ato objektiva, të cilat jo vetëm unë, ju, por edhe qytetarët e Lushnjës presin nga ju. Kështu që, ju uroj shumë suksese, t’ia kaloni sa më mirë në këtë fazë përgatitore dhe të jetë sa më e suksesshme. Sikurse klubi dhe emri i Lushnjës e meriton, ashtu si dhe qytetarët e sportdashësit e Lushnjës duan që të jetë ekipi i Lushnjës”, deklaroi para ekipit presidentja Eriselda Sefa.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"