Kryebashkiakja ndërron mendje, heq shefin e klubit dhe cakton veten si delegat me votë në Asamble

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2018 | 21:00

Kryebashkiakja ndërron mendje, heq shefin e klubit dhe cakton veten si delegat me votë në Asamble

Klubi i Kategorisë së Dytë, Gramshi, është përfshirë gjithashtu në një kaos sa i përket delegatit me të drejtë vote në asamblenë zgjedhore të FSHF-së. “Panorama Sport” mëson se fillimisht klubi i Gramshit dorëzoi një shkresë në institucionin e futbollit duke deleguar Edmond Hidën si përfaqësues me të drejtë vote në zgjedhje.

Asambleja FSHF

Mirëpo, me kalimin e ditëve, drejtuesit e Bashkisë Gramsh, që administrojnë klubin e futbollit, ndryshuan mendje. Kësisoj, bënë një shkresë të dytë në FSHF, ku kërkonin që të hiqej emri i shefit të klubit, Hida, dhe të caktohej si delegat me të drejtë vote kryebashkiakja e Gramshit, Luljeta Dollani. Kjo e fundit përfaqëson Partinë Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"