Kryebashkiakja me “COVID-19”, klubi i Kategorisë së Dytë mbetet në kolaps

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 11:25

Kryebashkiakja me “COVID-19”, klubi i Kategorisë së Dytë mbetet në kolaps

Albpetroli është në kaos. Pas dorëheqjes së Mariol Mihos dhe ndihmësit të tij, situata është rënduar ndjeshëm. Mungesa e rezultateve në këtë fillim kampionati dhe ulja e fondit nga ana e Bashkisë Patos bëri që trajneri të largohej.

aLBPETROLI

Kështu, për momentin patosarakët janë pa trajner, ndërkohë që priten lëvizje në ditët në vazhdim dhe një pasqyrë më konkrete e asaj që po ndodh. Për momentin askush nuk mund të thotë gjë për vazhdimësinë në kampin bardheblu, edhe për faktin se kryebashkiakja Rajmonda Balili është e karantinuar për shkak të infektimit nga “COVID-19”.

maxresdefault

Kjo ka bërë që gjithçka të paralizohet në ekip. Çdo gjë do të bëhet e qartë me kthimin e kryetares, njëkohësisht dhe presidente e Albpetrolit, në punë, e cila mund të zhvillojë një mbledhje për të vendosur pikat mbi “i”. Gjithsesi, stërvitja e ekipit vazhdon. Këtë fundjavë e kanë pushim dhe shpresohet që deri më 28 nëntor (kur do të luajnë me Memaliajn) gjithçka të jetë zgjidhur.

LUIS FEJZULLAHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"