Postuar: Gusht 13, 2022 | 20:19
Krutanët e mbyllin fazën përgatitore me një humbje, Dinamo triumfon në miqësoren ndaj Kastriotit
Dinamo ka triumfuar në miqësoren ndaj Kastriotit të zhvilluar në Fushë-Krujë që është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të “Nëndetëses”.
Golat e Denison dhe Markut i mjaftuan Dinamos për të regjistruar këtë fitore ndërsa për krutanët golin e vetëm e shënoi Xhulio Mehmeti.
Kjo ishte miqësorja e dytë mes skuadrave në pak ditë, ku në sfidën e parë dy klubet u ndalën në baraspeshë 0-0. Kastrioti e mbyll kështu fazën përgatitore me një humbje përpara startit të sezonit.
REZULTATI FINAL:
Kastrioti-Dinamo 0-0
Mehmeti 20’/ Denison 13′ (P), Marku 30′
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"