Kruja: Dua t’i shënoj Flamurtarit; Çinari: Të marrim fitoren e 4-t sezonale ndaj vlonjatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2017 | 22:28

Kruja: Dua t’i shënoj Flamurtarit; Çinari: Të marrim fitoren e 4-t sezonale ndaj vlonjatëve

Dy futbollistët e Vllaznisë, Arsid Kruja dhe Eraldo Çinari, janë të bindur se shkodranët do të bëjnë maksimumin edhe në Vlorë ndaj Flamurtarit për të mos dalë pa pikë në mënyrë që të vazhdojnë ecurinë tepër pozitive në kampionat.

kruja

“Skuadra ka funksionuar mirë si grup në këto ndeshjet e fundit dhe jo më kot ka marrë edhe rezultatet pozitive. Edhe në ndeshjen në Vlorë ndaj Flamurtarit do të japim maksimumin tonë, pse jo të fitojmë dhe të marrim pikët për të synuar deri në fund të sigurojmë një vend për në Europë. Nëse dy sezone më parë, duke qenë pjesë e skuadrës vlonjate, i kam shënuar Vllaznisë dhe pse jo, do të ishte kënaqësi nëse do t’i shënojë nesër edhe Flamurtarit”, tha Kruja në konferencën e sotme për shtyp.

“Po kalojmë një moment të mirë dhe natyrisht që do të kërkojmë ta fitojmë këtë ndeshje. E kemi mundur tri herë Flamurtarin këtë kampionat, pse të mos e mundim edhe herën e katërt. Në ndeshjen e fundit me Partizanin në fushë ishin të gjithë futbollistët shkodranë dhe kjo është kënaqësi, besoj edhe për tifozët. Një Vllazni si e kjo e sivjetshmja, me kaq shumë shkodranë, kishte vite që nuk shihej. Duhet të shfrytëzojmë në maksimum situatën jo të mirë që po kalon Flamurtari dhe të kthehemi në Shkodër me pikë”, u shpreh Çinari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"