Krose dhe penallti, Kukësi përgatitet për të gjitha ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 9:16

Krose dhe penallti, Kukësi përgatitet për të gjitha ndaj Vllaznisë

Kukësi mbylli javën përgatitore dhe është gati për të pritur Vllazninë. Seanca e fundit u zhvillua në Pezë Helmes dhe nuk kishte shumë ngarkesa, por më së shumti u përqendrua te perfeksioni i manovrave në sulm dhe mbrojtje. Stërvitja nisi në orën 10:00 dhe ka përfunduar në 11:45.

Kukesi

Ashtu si dhe një ditë më parë, Peter Pakult ka kërkuar që të gjithë futbollistët të jenë të përqendruar dhe shumë të vëmendshëm, pasi çdo neglizhencë apo gabim mund të sjellë pasoja.

kukesi

Në stërvitje janë provuar goditje standarde nga këndi apo distanca, por edhe krosime të shumta apo 11-metërshat, ku Guri e Shkodra ishin në “epiqendër”. Trajneri i ka mëshuar dhe anës tekniko-taktike, ku ka kërkuar nga futbollistët që kurrsesi të mos dalin nga detyrat dhe pozicionimet e përcaktuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"