Kros ironi me Atletikon: Bukur t’i luash finalet me ata, dihet fituesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 16:16

Kros ironi me Atletikon: Bukur t’i luash finalet me ata, dihet fituesi

Toni Kros bën ironi dhe tallet me Atletikon e Madridit. Mesfushori gjerman thotë se t’i luash finalet kundër tyre është gjithmonë bukur, sepse fituesi dihet. Ai e vlerësoi maksimalisht skuadrën për performancën që bëri dhe për faktin se luan me 5 mesfushorë.toni kros

Gjermani fillimisht postoi një foto në rrjetet sociale, duke treguar lumturinë për fitoren e Superkupës së Spanjës. “Po mendohesha nëse duhet të postoja një foto pas fitores, por tani jam 30 vjeç dhe çdo trofe që fitoj është shumë i rëndësishëm dhe duhet numëruar”, shkroi gjermani. Pastaj ai foli për vështirësitë që e presin Realin në pjesën e mbetur të sezonit dhe thotë se ndeshja në Champions kundër Sitit do të jetë një provë e vërtetë.

RIVALI NË FINALE – “Në fund të fundit është gjithmonë bukur t’i luash finalet kundër Atletikos së Madridit. Ata bënë një ndeshje më të mirë sesa ajo ndaj Barcelonës. Në pjesën e parë e kishim të vështirë, por në të dytën luajtëm më mirë. Gjithmonë është e vështirë të luash ndaj tyre, por edhe bukur…”.

GOLI NGA KËNDI – “Ndonjëherë në futboll duhet të reagosh shpejt dhe kjo të sjell sukses. E pashë portierin e Valencias që kishte dalë dhe po fliste me shokët e tij dhe unë vendosa që të godisja menjëherë”.

RODRIGO – “Ishte shumë e vështirë që të zgjidhnim 5 goditësit, por unë e di mirë se cilët janë lojtarët që kanë goditje, sepse i shoh në stërvitje dhe në ndeshje. Është normale që kur je 18 vjeç të kesh pak frikë, por ai godet shumë mirë. I thashë që ta merrte përsipër”.hames kros

VALVERDE – “Morata kishte një rast shumë të mirë për të shënuar. Ai na ndihmoi duke bërë atë ndërhyrje, edhe pse nuk ishte normale. Na ndihmoi në atë moment”.

NDRYSHIMI – “Për të fituar titujt gjithmonë duhet të përmirësohemi. Fituam një titull, por sapo ka nisur sezoni. Nuk është e lehtë të luash kështu në çdo 3-4 ditë. Do të jetë e vështirë sfida në Champions kundër Sitit”.

5 MESFUSHORË – “Më pëlqen që të jemi sa më shumë mesfushorë në fushën e lojës, sepse dua që t’i kontrollojmë ndeshjet. Megjithatë, nuk varet asgjë nga numrat, por nga mënyra se si interpreton ndeshjet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"