Kronologjia, ja si u mbajt sporti peng për 11 muaj në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2021 | 10:33

Kronologjia, ja si u mbajt sporti peng për 11 muaj në Shqipëri

Ajo që ndodhi me sportin në vendin ishte vërtet e paprecedentë, teksa Shqipëria mbeti shteti i vetëm në botë që i ndalonte aktivitetet sportive për shkak të pandemisë. Leja e shumëpritur për të gjithë komunitetin e sportit erdhi plot 11 muaj nga shpërthimi i pandemisë, ndërsa duke vërtetë e pakuptimtë ky bllokim kaq i gjatë, nëse i referohemi situatës me numrin e të infektuarve në vend.

Basket-Goga-e1591258152923

Më poshtë ju pasqyrojmë të gjitha hapat që ka ndjekur Federata Shqiptare e Basketbollit, me shkresat e drejtuara organeve të shëndetësisë për të marrë dritën jeshile për rifillimin e aktiviteteve sportive, ku pas dy përgjigjeve negative dhe disa injorimeve, më në fund erdhi edhe përgjigjja e shumëpritur pozitive.

28 MAJ 2020 – Protokolli i FIBA i përkthyer dhe Kërkesë për njoftimin e rihapjes së kampionateve kombëtare. * 16 Qershor 2020 PËRGJIGJE NEGATIVE.

– 11 Gusht 2020 Kërkesë për rihapje dhe njohje me protokollet azhurnuara të FIBA-s.

-19 Gusht 2020 Kërkesë për rihapje dhe njohje me protokollet e azhurnuara të FIBA-s. -18 Shtator 2020 Kërkesë për rihapje, fillim për Liga Uniqa dhe njohje me protokollet azhurnuara të FIBA-s. –

9 Tetor 2020 Kërkesë për rihapje, fillim për Liga Uniqa dhe njohje me protokollet azhurnuara të FIBA.

-26 Tetor 2020 Kërkesë për rihapje, informim për aktivitetin ndërkombëtar me ekipet kombëtare meshkuj dhe femra, fillim për Liga Uniqa dhe njohje me protokollet e azhurnuara të FIBA-s

* 3 Nëntor 2020 – PËRGJIGJE NEGATIVE –

– Kjo përgjigje i është dërguar FIBA-s e përkthyer ku dhe u përjashtuam nga pjesëmarrja me ekipin kombëtar femra.

-11 Janar 2021 Letër zyrtare nga FIBA për rihapjen e Basketbollit në Shqipëri, informim për aktivitetin ndërkombëtar me ekipin kombëtar meshkuj, fillim për Liga Uniqa dhe njohje me protokollet e azhurnuara të FIBA-s.

* 26 Janar 2021 – PËRGJIGJE POZITIVE.

dokumenti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"