Kroati Radas gati për dy fitore në kampionat: Skënderbeu pa rivalë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 22:12

Kroati Radas gati për dy fitore në kampionat: Skënderbeu pa rivalë!

Për mbrojtësin Marko Radas, Skënderbeu nuk ka rivalë këtë kampionat. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kroati flet për situatën në ekip, pritshmëritë për ndeshjet e radhës, por jo vetëm. Sipas tij, ky sezon duhet të konfirmojë patjetër skuadrën korçare si kampione. “Nuk e kemi vrarë kampionatin, por jam i bindur që s’do të na ndaljë dot askush”, është shprehur ndër të tjera titullari i korçarëve.

Radas vs Teuta 2

Marko, Laçi vjen të enjten në Korçë. Prisni një ndeshje të vështirë?

Sigurisht që do të jetë një takim i vështirë, Laçi është një ekip i fortë dhe ka bërë një nisje të mirë të sezonit. Për këtë arsye, ne duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të kërkojmë të zgjidhim takimin në të mirën tonë për të marrë tri pikët e radhës, me qëllim që të vazhdojmë serinë pozitive të rezultateve.

Pushimi i kampionatit erdhi në momentin e duhur për ju?

Të them të drejtën, kishim vërtet nevojë për pak pushime. Në fakt, ishim në një ritëm të mirë dhe nuk duhej të ndalonim tani, por kishim shumë nevojë të pushonim disa ditë. Kampionati është i ngjeshur, por edhe Liga e Europës gjithashtu. Pra, na krijojnë lodhje të madhe, por që ne e përballojmë me lehtësi.

Sa e vështirë do të jetë të gjeni sërish ritmin e duhur pas rikthimit?

Nuk besoj se do të jetë problem. Ne jemi një ekip i mbushur me lojtarë me eksperincë dhe ma merr mendja që do të jemi sërish në atë ritëm që e mbyllëm katër jav- ët e para të kampionatit. Për këtë jam i bindur.

radas

Skënderbeu ka marrë kryesimin. Keni mundur Partizanin e Kukësin dhe duket sikur po e “vrisni” kampionatin që tani?

Shiko, dua të them diçka këtu. Me të vërtetë që unë jam i binudr se këtë vit nuk do të kemi kundërhstarë. Jemi një ekip shumë i kompletuar dhe me shumë lojtarë cilësorë. Kemi reparte të dubluara dhe nuk do të jetë problem. Por, është ende herët për të thënë që kemi “vrarë” kampionatin. Ka shumë javë përpara dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të mendojmë për ndeshjne e radhës dhe të marrim pikët e plota takim pas takimi. Kjo do të ishte perfekte për ne.

A i bën mirë konkurenca e madhe këtij ekipi?

Të kesh konkurentë do të thotë që duhet të japësh gjithmonë më të mirën. Por shumë më pozitive është kur konkurentët i ke në ekip. Këtë Skënderbeu e ka dhe kjo na motivon akoma më shumë. Ne jemi duke dhënë çdo ditë maksimumin, pasi askush nuk e ka vendin e sigurt.

Ndaj Laçit shikoni vetëm fitoren si rezultatin e duhur?

Sigurisht që po, luajmë në shtëpinë tonë dhe fitorja është vetëm ajo që na bën punë. Ne shkojmë për fitore kudo, jo më tani që luajmë në fushën tonë.

Keni dy ndeshje brenda, kjo do të thotë se duhen 6 pikë?

Duhen 3 pikë në ndeshjen me Laçin fillimisht. Të kalojmë më parë këtë takim dhe më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Lushnjës. Kampionati është objektivi ynë dhe nuk duhet të shohim më larg se ndeshja e radhës.

Më pas vjen Partizani i Beogradit, një sfidë e fortë dhe jo vetëm kaq. Si e shikoni?

Të më falni, por nuk dua të flas aspak për këtë takim. Duam të fitojmë titullin sërish këtë vit dhe për këtë duhet të jemi sa më të përqëndruar. Partizani është vërtet një kundërshtar shumë i fortë, por do të mendojmë pasi të kemi kaluar dy ndeshjet e kampionatit.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"