Kroatët të gjithë duke u lutur, ylli i ekipit mund të mungojë në finalen e madhe prej dëmtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 22:46

Kroatët të gjithë duke u lutur, ylli i ekipit mund të mungojë në finalen e madhe prej dëmtimit

Ylli i Kroacisë, Ivan Perisiç, mund të mungojë në finalen e madhe të Moskës përballë Francës. Lojtari i Interit, që ka qenë një nga më të mirët e këtij turneu, pati një dëmtim në kofshë në takimin ndaj Anglisë.

kroaciaa

Sulmuesi i krahut u dërgua në spital për ekzaminime më të hollësishme, pas një goditje në kofshë që mund ta lërë jashtë finales. E gjithë Kroacia duket se po lutet që këmba e tij të rikuperohet në kohë. Perisiç ishte edhe protagonist në gjysmëfinalen ndaj Anglisë, ku pasi shënoi një gol dhe dha një asist, u shpall njeriu i ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"