Kroacisë i duhet vetëm një pikë, Daliç: Nuk ndikohemi nga zhurma te Belgjika!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 11:43

Kroacisë i duhet vetëm një pikë, Daliç: Nuk ndikohemi nga zhurma te Belgjika!

Kroacia do të përballet me Belgjikën në një “finale” për një vend në 1/8 e finaleve. Nënkampionët e botës në fuqi kryesojnë grupin me 4 pikë dhe ndaj Belgjikës u mjafton vetëm një barazim për të shkuar më tej.

DALIC 1

Një situatë që shkon në favor të Kroacisë. Aq më shumë që dhe situata në kampin belg nuk është ndër më të mirat pas raportimeve të mediave franceze dhe atyre belge se skuadra e Roberto Martinezit është e përçarë.

Por trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, nuk ka ndër mend t’u besojë historive të raportuara te Belgjika dhe i ka kërkuar skuadrës së tij ta shohin sfidën e sotme si një finale.

“Nuk jemi aq budallenj sa të marrim të mirëqenë atë çfarë shkruhet e flitet në media në lidhje me situatën te Belgjika. Roberto Martinez është një trajner i madh dhe ata kanë lojtarë në gjendje të na bëjnë dëm. Nuk mund të ndikohemi aspak nga zhurma në media.

Ne e kemi përgatitur ndeshjen, duke llogaritur se përballë do të kemi Belgjikën më të fortë të mundshme, një skuadër e madhe me lojtarë të shkëlqyer”, ka thënë Zlatko Daliç.

Trajneri i Kroacisë ka shtuar gjithashtu se pret nga skuadra e tij të tregojë të njëjtën frymë si në takimin e kaluar përballë Kanadasë, ku e pa veten në disavantazh dhe më pas përmbysi gjithçka.

“Dua ta shoh një Kroaci si ajo që përmbysi Kanadanë. Natyrisht që po flasim për një rival tjetër, të një kalibri tjetër. Por ne duhet të tregojmë karakterin tonë”, ka thënë Daliç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"