Kroacia pret biletën për në Rusi, grekët të pafuqishëm ndaj ballkanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2017 | 22:43

Kroacia pret biletën për në Rusi, grekët të pafuqishëm ndaj ballkanasve

Kroacia është skuadra tjetër, që ka siguruar fazën finale të Botërorit të Rusisë, nëpërmjet dy ndeshjeve “play-off”. Pasi kishin fituar të parën 4-1 në shtëpi, kroatët u mjaftuan me një barazim pa gola në Greqi, për të siguruar kështu biletën e Kupës së Botës.

kroacia

Helenët tentuan të bënin përmbysjen historike, por sfida nuk prodhoi aq shumë raste sa për të pretenduar një mrekullit. Kështu, trajneri kroat Daliç, arrin të dërgojë vendin e tij në Botëror, pas formës jo të mirë që po kalonte ekipi me në krye trajnerin Ante Çaçiç, i cili u shkarkua vetëm para këtyre ndeshjeve.

Greqi 0-0 Kroaci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"