Kroacia “lindi” në aeroport, futbollin e mësojnë në rrugë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 16:27

Kroacia “lindi” në aeroport, futbollin e mësojnë në rrugë

“Nëse loja është me një top dhe më shumë se pesë lojtarë, atëherë nuk ka ekip më të fortë se ne”, deklaronte 30 vite më parë organizatori i ekipit kombëtar jugosllav, Moka Slavniç, duke shtuar se problemi është: “Lako cemo” ose e thënë shqip “E marrim lehtë.” Ka shumë njerëz që vazhdojnë të habiten për praninë e Kroacisë në finale.

kroaciaa

Një vend me pak më shumë se 4 milionë banorë shpreson të Kupa e Botës, teksa pyetja e vërtetë është: Si ka mundësi që arritën kaq vonë? Diskutimi për kroatët është po aq i vlefshëm edhe për serbët që finale Botërori në basketboll apo vaterpolo i kanë fituar me kohë, pa harruar edhe sllovenët, kampionë Europe në fuqi.

KUNDËR RRYME

Kroacia në fakt është shembulli konkret i antimodelit. Nuk ka struktura si anglezët apo gjermanët, nuk ka më shkollat e sportit që u ndërtuan në të gjithë Lindjen pas Luftës së Ftohtë. Të gjithë futbollistët më të mirë të planetit kroat të futbollit luajnë jashtë Kroacisë ku Dinamo e Zagrebit historikisht ka bërë ligjin. Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase u njollosën me turp pas përfshirjes në skandalin e Zravdko Mamiçit, i cili për t’u shpëtuar gjashtë viteve burg për evazion fiskal u arratis në Bosnjë.

Sipas hetuesve, Mamiç nënshkruante kontrata me palë të treta duke siguruar 50 për qind të transferimeve të lojtarëve në të ardhmen, një skemë kjo në qendër të së cilës kanë qenë edhe transferimet e Luka Modriçit të Totenhemi dhe Dejan Lovrenit te Lioni.

kroacia

AEROPORT

Trajneri aktual Daliç merrte vendin e paraardhësit Çaçiç vetëm dy ditë përpara “play-off:-it me Ukrainën. Takimi i parë i trajnerit me skuadrën ndodhte në aeroport, teksa Aleksandar Holiga, gazetar kroat i aftë për të shkuar kundër rrymës nacionaliste në vend, duke shkruar për “The Guardian” shprehej: “Dinamo e Zagrebit që është modeli i futbollit kroat ka ndryshuar. Nëse bota përpiqet të përballet me problemet duke i parandaluar, mund të themi se në Kroaci jemi mjeshtra të improvizimit”.

SEKRETI

Ekipi i Zlatko Daliç është zbërthyer nga shumë analistë gjatë këtij Botërori, por askush nuk ka zbuluar sekretin e vërtetë. Ai që ka guxuar të prononcohet në lidhje më këtë aspekt është Serxho Tavçar, komentuesi historik i ndeshjes së kombëtares kroate. Sipas tij, Modriç me shokë karakterizohet nga një mani për dominim, e cila ka të bëjë me faktin që një futbollist kroat, më shume se një pasim të thjeshtë, preferon driblimin si shenjë superioriteti ndaj rivalit.

Festa e Kroacise

Koncepti i futbollit në të gjithë popujt ballkanikë lidhet me estetikën si faktori bazë për të qenë një lojtar i madh. Fantazia, aftësia për të krijuar diçka të papritur, të çuditshme mbase janë aspektet karakteristike të çdo fushe të gjelbër që nga Sllovenia e duke zbritur drejt jugut. Nëse marrim si shembull regbinë, aq të dashur për anglosaksonët, vihen re 15 lojtarë që pa njëri-tjetrin nuk vlejnë asgjë.

Pikërisht, grupi është tipari dallues i funksionimit të ingranazhit, por ja që përveç pikërisht Francës, në Europë nuk praktikohet dhe nuk ngjall pasion. Teksa fitorja e Kroacisë të mërkurën gjen mbështetje në këtë shpjegim, në Kroaci shpresojnë që edhe francezët të tregohen pak saksonë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"