Krizë te Gjermania, lojtari shumë pranë largimit nga kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 22:52

Krizë te Gjermania, lojtari shumë pranë largimit nga kombëtarja

Kampionët e botës në fuqi e kanë nisur keq aventurën e tyre në Rusi duke u mundur nga Meksika me rezultat 1 me 0. Fubollistët e kombëtares gjermane janë mbledhur sot së bashku me trajnerin për të folur mbi ndeshjen e ardhshme.

ozill

Pas kësaj mbledhje ka qenë Manuel Nojer që flet për atë që u diskutua në këtë mbledhje. Më poshtë fjala e plotë e Nojer.

“Ne duam t’i bëjmë gjërat më mirë ndaj Suedisë”, tha portieri i Bayernit të Mynihut.

“Biseduam shumë. Ishim kritikët më të mëdhenj të vetes. Kjo ishte një thirrje për t’u zgjuar, nuk ka pasur kurrë fjalë aq të forta brenda ekipit”, vazhdoi gardiani i ‘Panzerave’.

“Trajneri e di se si është situata. Tashmë kemi vetëm finale. Duhet të tregojmë se çfarë na bëri aq të fortë. Por e dimë se duhet të bëjmë më mirë. Të gjithë kanë përgjegjësi, në veçanti lojtarët në mbrojtje”, shtoi Nojer.

Lëv ndërkaq, ka pranuar thirrje që ta largojë Ozilin nga ekipi i parë shkaku i paraqitjes zhgënjyese të tij ndaj Meksikës, ku mori kritika të shumta.

Në veçanti, ish-kapiteni i Gjermanisë, Lotar Mateus, ishte kritiku më i madh i Ozilit.

“Për një vit apo dy, Ozil ka luajtur shumë dobët dhe në një nivel që nuk i arsyetohet bileta falas e Jogi Lëv-it”, ka shkruar Mateus në kolumnen e tij për gazetën gjermane Bild.

“Me Ozilin në fushë shpesh kam ndjenjën se ai nuk ndihet rehat me fanellën gjermane, nuk ndihet i lirë, pothuajse nuk dëshiron të luajë. Nuk ka zemër, kënaqësi, apo pasion”, ka shkruar Mateus.

Një tjetër legjendë e futbollit gjerman, Stefan Efenberg, ka bërë thirrje që Ozil të largohet nga formacioni dhe të zëvendësohet me yllin e Borusia Dortmund, Marko Reus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"