Krizë në merkato, zëvendëstrajneri Dalipi mund t’i rikthehet edhe futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 15:05

Krizë në merkato, zëvendëstrajneri Dalipi mund t’i rikthehet edhe futbollit

Qarku i Elbasanit do të përfaqësohet me 4 skuadra këtë sezon në Kategorinë e Dytë. Kriza ka kapur të gjithë Prefekturën, me Elbasanin, Sopotin, Gramshin dhe Domosdovën, që do të mundohen të realizojnë objektivat e tyre në inferiore.

Elbasani

Mirëpo, prania e tyre në të njëjtën ligë, në mënyrë indirekte sjell “ngërç” për këto klube, për shkak të rregullores që do të aplikohet këtë kampionat nga ana e FSHF-së.

Në pamje të parë nuk duket një problem serioz, për shkak se qarku i Elbasanit prodhon futbollistë me bollëk, edhe pse cilësia nuk është aty ku duhet. Ndaj, dashur pa dashur, klubet në këtë qark do të vihen në “gjueti” për të njëjtët futbollistë në merkato.

IDEJA – Endri Dalipi, i emëruar rishtas si zv.trajner, mund t’i rikthehet futbollit të luajtur. Edhe pse ish-mesfushori me tipare sulmuese është 34 vjeç dhe prej 2 vitesh nuk luan më, në klub është hedhur kjo ide.

Endri Dalipi

Në sezonet e fundit që ai ka milituar me elbasanasit ka qenë gjithnjë golashënuesi i skuadrës, ku vetëm në sezonin 2013-2014, kur verdheblutë u ngjitën në Superiore, Dalipi shënoi plot 16 gola, duke i mundësuar skuadrës suksesin.

Në Kategorinë e Dytë, me eksperiencën që ka, shumë mirë mund të bëhet sërish lider. Gjithsesi, federimi i tij varet nga afrimet që do të bëhen dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të mbulojë dy role.

Endri Dalipi

Ditët e para të përgatitjeve do të jenë vendimtare për skuadrën dhe merkaton. Por, nëse do të jetë nevoja për përforcime, Dalipi do të jetë “asi nën mëngë”.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"