Krizë financiare, te Apolonia do të mbeten vetëm lojtarët vendas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2017 | 17:16

Krizë financiare, te Apolonia do të mbeten vetëm lojtarët vendas

Vazhdon të mos ketë asgjë të re në kamp in fierak, për sa i takon largimeve apo afrimeve të lojtarëve në këtë sezon merkatoje. Skuadra nën drejtimin e trajnerit të ri kavajas, vazhdon të stërvitet sipas planifikimit me dy seanca stërvitore në ditë.

Apolonia

Por, ajo nuk është e plotë pasi shumë lojtarë nga ata që mbyllën sezonin e kaluar vazhdojnë të mos jenë pjesë e saj. Kjo për shkak të një arsyeje të thjeshtë, faktit që klubi ka vendosur të mbyllë mensën dhe gjysmën e hotelit. Në këtë mënyrë, lojtarët nuk kanë se ku të akomodohen dhe për këtë qëllim, duket se do të largohen përfundimisht nga skuadra.

KRIZA

Burime të sigurta pranë klubit fierak, bëjnë të ditur se klubi është në krizë. Drejtuesit kanë vendosur të shkurtojnë në maksimum shpenzimet, në një kohë që nuk ka përfitime dhe skuadra nuk synon ngjitjen në Superiore, por vetëm mbijetesën. Dhe sipas të gjitha gjasave, ekipi i sezonit të ri do të përbëhet nga lojtarë të rinj.

Apolonia

Gjithsesi, më herët tekniku kavajas, Kashami është shprehur se problemet e hasura në klubin fierak janë vënë në rrugën e zgjidhjes dhe çdo gjë do të përfundojë këtë fund javë.

Ndërkohë që fillimin e javës së ardhshme, tekniku Kashami pritet të ketë në stërvitje kontingjentin e futbollistëve që përfunduan sezonin e kaluar me përjashtim të tre lojtarëve Rapeski, Ibrahimov dhe Bala, të cilët janë lënë të lirë dhe kanë tërhequr dokumentacionin duke gjetur mirëkuptimin me drejtuesit e klubit.

FIROT

Megjithatë frika se mund të ketë largime të tjera dhe të lojtarëve që po stërviten aktualisht, vazhdon të mbetet. Duhet pritur se çdo të ndodhë në vazhdim, kur është folur nga zëra brenda klubit se do të ketë një merkato për të afruar disa lojtarë cilësorë. Tani për tani vazhdon heshtja dhe nuk ka asnjë fjalë në këtë drejtim.

tirana apolonia

Megjithatë, tekniku Kashami ka besim se situata do të rregullohet shumë shpejt dhe se ai, me entuziazmin dhe profesionalizmin që e karakterizon, do të fillojë të punojë për të përçuar idetë e tij te gjithë lojtarët e skuadrës që ka në dispozicion dhe që për të kanë të ardhme.

kule mariglen

KONFIRMIMI

Ndërkaq, klubi ka konfirmuar dje edhe përgatitësin e ri atletik të skuadrës. Mareglen Kule do të mbajë postin e përgatitësit atletik te fierakët për kampionatin në vazhdim.

MIKEL MBRIÇAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"