Krizë epileptike, kur Roberto Karlos bërtiste i trembur: Po vdes Ronaldo!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 9:46

Krizë epileptike, kur Roberto Karlos bërtiste i trembur: Po vdes Ronaldo!

Një incident ka ndodhur në Ko mbëtaren e Brazilit, pak para finales kundër Francës. Sulmuesi brazilian Ronaldo kaloi një krizë epilepsie, ndonëse nuk vuante nga një sëmundje e tillë. Ai ndodhej në dhomë me Roberto Karlosin. Ky i fundit, pasi pa krizën që po kalonte sulmuesi i talentuar, doli menjëherë në korridor duke bërtitur:

Karlos

“Ronaldo po vdes! Ndihmë! Ronaldo po vdes!”. I pari erdhi Edmundo e më pas një mjek. “Nuk mbaj mend asgjë. Të gjitha m’i kanë treguar shokët. Mjeku më tha se ishte një krizë e çuditshme, por ndërhyrja e tij në kohë kishte arritur të më qetësonte. Në fakt, është e vërtetë që unë humba në finalen e Kupës së Botës, por isha i lumtur se kisha fituar një jetë të re. Ndihesha i traumatizuar për faktin se rrezikova të humbisja jetën”, tha “Fenomeni”.

Ndërkohë, Cesar Sampaio e pranon që ajo që ndodhi me Ronaldon, i preku të gjithë moralisht. “Nuk ishim shumë të qetë. Morëm pjesë në ndeshjen më të madhe të jetës sonë, por nuk ishim të qetë 100%. Madje, disa prej nesh e pranuan pas ndeshjes, se kishin frikë t’ia pasonin topin atij, se mendonin se mund të kalonte një tjetër krizë.

ROnaldo

Duket paradoksale, por nuk ishim të qetë”, tha ai. Ronaldo nuk arriti të shkëlqejë në finale, ndërsa Brazili u mund 0-3 nga vendësit e Francës. Edhe Edmundo në rrëfimin e tij pranon se Ronaldo as nuk pritej që të luante “Trajneri Zagallo erdhi dhe më tha që të bëhesha gati për të qenë titullar. Kur papritur, në stërvitjen para finales, Ronaldo erdhi i gëzuar. ‘Jam gati, do luaj. Mjekët më dhanë garanci’, tha ai i lumtur.

94396092

Zagallo më vështroi, duke nënkuptuar që më vjen keq. I thashë që nuk e kisha problem. Gjithsesi, prania e Ronaldos në fushën e lojës nuk ndihmoi aspak, përkundrazi shpërqendroi. Unë isha i lumtur për faktin që i shpëtova jetën, sepse ndërhyra i pari”, tregoi Edmundo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"