Kriza vazhdon, Shkumbini në rënie të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2015 | 21:39

Kriza vazhdon, Shkumbini në rënie të lirë

shkumbini apoloniaSkuadra e Shkumbinit është në një krizë të thellë rezultatesh. Peqinasit nuk e nisnin kaq keq një kampionat prej shumë vitesh. Kur janë luajtur tetë ndeshje, ekipi ka arritur vetëm dy barazime dhe ka pësuar gjashtë humbje.

Peqinasit renditen në vendin e fundit në Grupin B dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria. Deri tani, ekipi ka ndryshuar dy trajnerë. Fillimisht e nisi kampionatin me Ilirjan Filen, por që u largua pas katër javësh. Tashmë në krye të ekipit është Kristaq Mile, por as ky nuk po arrin që ta nxjerrë nga situata e vështirë skuadrën peqinase. Shkumbini pësoi të shtunën humbjen e radhës në Sarandë, duke mbetur sërish në vendin e fundit në klasifikim.

Përgatiti: Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"