“Kriza shëndetësore nuk ka mbaruar”, kampionati i mbyllur për presidentin e skuadrës italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 21:38

“Kriza shëndetësore nuk ka mbaruar”, kampionati i mbyllur për presidentin e skuadrës italiane

Roko Komiso, presidenti i klubit të Fiorentinas, ka deklaruar se kriza shëndetësore nuk ka mbaruar akoma, prandaj dhe me shumë mundësi ky sezon i Serisë A ka përfunduar.

komiso

Presidenti i ekipit vjollcë komentoi gjithashtu edhe vendimin e lojtarëve të Juventusit për të shkurtuar pagat e tyre, duke e vlerësuar këtë veprim dhe duke shtuar se edhe ata po studiojnë ndërmarrjen e një veprimi për të mirën e klubit.

Seria A

“Është një lajm i mirë ai i Juventusit dhe duhet marrë shembull nga të gjithë. Edhe ne po studiojmë ndërmarrjen e një veprimi në të mirë të klubit.

Rifillimi i kampionatit? Kriza shëndetësore nuk ka mbaruar akoma, prandaj le të mendojmë për shëndetin njëherë, pastaj flasim për sportin. Për momentin gjasat janë shumë të mëdha që ky sezon nuk përfundon,” deklaroi Komiso.

kORONAVIRUSI

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"