KRIZA/ Shansi i Tomorit dhe drama me Elbasanin, precedenti i rrallë në futbollin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2021 | 10:07

KRIZA/ Shansi i Tomorit dhe drama me Elbasanin, precedenti i rrallë në futbollin shqiptar

U ndërtua një prej stadiumeve më modernë në vend dhe më pas klubi u shkatërrua dhe çdo javë vazhdon të ndihet si jetim në shtëpinë e vet.

elbasan-arena

Elbasani është shembulli i degradimit të klubeve me traditë në Shqipëri. Edhe këtë sezon skuadra verdheblu zbriti sërish në Kategorinë e Dytë. Në një kohë që “gjeografia” e futbollit flet për krizë të thellë në zonën jugore, tashmë e vetmja shpresë mbetet Tomori i Beratit.

Nëse fiton ndaj Kastriotit në ndeshjen shtesë (mes ekipit të tetë në Superiore dhe vendit të dytë në Kategorinë e Parë), atëherë beratasit do të mbanin “gjallë” Jugun, në mënyrë që të mos regjistrohej një precedent i rrallë në Shqipëri, me futboll elitar deri në Rrogozhinë dhe me juglindorët e Skënderbeut për… thyerje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"