Kriza financiare shkaktuar nga koronavirusi, tenistja britanike kërkon punë si shitëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 20:08

Kriza financiare shkaktuar nga koronavirusi, tenistja britanike kërkon punë si shitëse

Kriza financiare ka shkaktuar jo pak probleme në të gjithë botën. Ndër të prekurit janë dhe sportistët, duke qenë se shumica e kampionateve të sporteve të ndryshme janë pezulluar.

naomi

Pikërisht kjo krizë financiare ka shtyrë tenisten, Naomi Broadi të kërkojë një punë tjetër, në mënyrë që të fitojë të ardhurat të cilat do të kishte fituar duke luajtur.

naomi2

Naomi Broadi renditet e 499-ta në renditjen e përgjithshme dhe vuan që nga nëntori nga një dëmtim në gju, gjë e cila e përkeqëson situatën e saj.

naomi3

“Tenisi është një sport individual dhe duhet të fitojmë paratë tona. Në rast se nuk na jepet mundësia, atëherë mbetemi pa para. Kam konsideruar mundësinë e të punuarit në supermarket,” tha ajo për “BBC Radio Manchester”.

naomi1

naomi4

naomi5

naomi6

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"