Kriza financiare, Rumenige: Rinovimi i Niklas Zyles do të varet nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 16:21

Kriza financiare, Rumenige: Rinovimi i Niklas Zyles do të varet nga…

Shefi i klubit të Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, pranon se kontrata e Niklas Zyles do të rinovohet vetëm nëse ata do të gjejnë një zgjidhje për vështirësitë financiare pas krizës që ka shkaktuar pandemia e Koronavirusit.

rumenige

Qendërmbrojtësit 25-vjeçar i kanë mbetur vetëm 18 muaj kontratë me Bajernin, ndërsa Tomas Tuhel ka shfaqur interes për ta transferuar te Çelsi në merkaton e verës. Megjithatë, Rumenige thotë se gjermanët dëshirojnë që ta mbajnë lojtarin e kombëtares në klub pavarësisht transferimit të Upamekanos.

“Ne i duam lojtarët e mirë të kombëtares gjermane te Bajerni. Niklas ka edhe një tjetër vit kontratë”, tha Rumenige për “ZDF”. “Ne do të nisim bisedimet dhe shohim se ku do të na çojnë. Do ta shohim të gjithë situatën me qetësi dhe seriozitet në verë. COVID-i na ka shkaktuar gjithashtu dëme ekonomike. Nëse gjejmë një zgjidhje do të jemi të kënaqur të rinovojmë, por kjo do të jetë e mundur vetëm në kushte specifike”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"