Kriza financiare në klubet shqiptare, ja kush bojkotoi stërvitjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 17:42

Kriza financiare në klubet shqiptare, ja kush bojkotoi stërvitjen e sotme

Kur klubet e Kategorisë Superiore, kanë probleme me financat, dhe lojtarët bojkotojnë stërvitjet për rrogat, kjo gjë për fat të keq, nuk vihet në diskutim as në kategoritë më të ulëta. Ditën e sotme, lojtarët e Egnatias, bojkotuan seancën stërvitore.

egnatia

Shkaku është se kërkojnë rrogën e muajit tetor, përndryshe nuk dalin për tu stërvitur. Këtë të shtunë ata shkojnë të ndeshjen me Bylisin, por vonesa në rroga nuk është toleruar nga futbollistët. Ekipi nga Rrogozhina gjendet vetëm 4 pikë nga Besa kryesuese në grupin B të Kategorisë së Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"