Kriza financiare e futbollit shqiptar, Takaj: Jemi në nivelin e Ishujve Faroe, nuk kaluam asnjë raund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:05

Kriza financiare e futbollit shqiptar, Takaj: Jemi në nivelin e Ishujve Faroe, nuk kaluam asnjë raund

Presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj u bëri apel mediave të tregohen më të kujdesshëm në rastet kur analizojnë dhe kritikojnë ecurinë e skuadrës korçare.

takaj 12121212112
Duke parë luhatjet e vazhdueshme në këtë sezon si dhe faktin që klubi është dënuar me 10 vite, Skënderbeu është kritikuar se nuk po jep maksimumin në kampionat.

Nga ana tjetër, Takaj u shpreh te “Zona Gol” se nuk ka ndonjë plan alternativë për administrimin e klubit korçar pasi pret vendimin e Gjykatës Federale për heqjen e dënimit 10-vjeçar.

“U bëj thirrje gazetarëve dhe specialistëve të futbollit të kenë kujdes kur flasin për Skënderbeun. Janë treguar dinjitozë Flamurtari dhe Luftëtari, edhe ne do të bëjmë kampionatin. Do të jemi dinjitozë deri në fund. Do të synojmë për vendet e larta të rendijtes.

Projekti i modernizimit të Skënderbeut – Kam qenë shumë i qartë kur morëm ekipin në vitin 2012, e dinim ku donim të shkonim dhe çfarë të arrinim. Synuam të ndërtonim një klub modern në Shqipëri. Deri para dy viesh kemi qenë një klub vërtet europian. Nuk ishte rastësi, çdo gjë ka qenë e organizuar. Rezultatet erdhën. Pas Europa Ligës ku morëm pjesë vitin e parë, isha i bindur se do të shkonin larg. Kur u futëm në grupet e Europa Ligës, ishte një rrugëtim shumë ibukur,

Plan B për Skënderbeun – Nuk kam projekt B, po rri te A-ja. Deri në përfundim të marrjes së vendimit të Gjykatës Federale, do merrem me planin A. Unë nuk mund të lëviz sipas kohërave. Dua ta filloj dhe ta mbyll te Skënderbeu”, shprehet presidenti i Skënderbeut.

Për sa i përket interesimeve rreth disa prej futbollistëve të tij, Takaj pranoi se disa klube kanë kontaktuar Skënderbeun për Bregun, Krasniqin, Gripshin dhe Pëllumbin.

Skenderbeu 1-0

Për “Zona Gol”, presidenti i Skënderbeut u shpreh se po punohet për sistemimin e këtyre futbollistëve në klube cilësore, por duhet të kërkohet që këta lojtarë të paguhen në mënyrën e duhur.

Takaj foli dhe për futbollistin e rikthyer nga dënimi 2-vjeçar Bajram Jashanicën, i cili është penalizuar për doping dhe pritet të rikthehet muajin e ardhshëm. Ai shprehu keqardhjen për penalizimin e qendërmbrojtësit nga Kosova.

Jashanica – Nuk është lehtë të mbash futbollistin më të mirë të kampionatit shqiptar, Jashasnincën. kur e sheh në stërvitje, por jo në fushë. Këta të rinj që kemi e bëjnë Skënderbeun pak të brishtë.

Interesime për disa prej lojtarëvë të Skënderbeut – Ka interes për Bregun, Krasniqin, Gripshin, Pëllumbin. Po mundohemi të gjejmë ekipet e duhura, por duam të gjejmë ekipe me paga dinjitoze, joqesharake. Klubi jonë po mundohet shumë t’u gjejë ekip. E quajmë të dështuar veten si klub kur nuk arrijmë të transferojmë një lojtar”, bëri me dije Takaj.

bruno dita
Për sa i përket zërave të merkatos se Bruno Dita do të largohet nga Skënderbeu, presidenti i klubit korçar pranoi se në rast do të ketë një ofertë serioze për 26-vjeçarin, klubi do ta shqyrtojë.

Bruno Dita – Dita është lojtar i Skënderbeut dhe mbetet te ne, por nëse ka ofertë do ta shqyrtojmë”, foli rreth çështjes Dita presidenti i Skënderbeut Takaj.

Kapiteni i Skënderbeut ka hedhur në gjyq klubin pasi pretendon se nuk është paguar duke kërkuar që të kthehet në lojtar të lirë. Pavarësisht konfliktit të krijuar mes tyre, Dita ka vazhduar të aktivizohet si titullar me Skënderbeun ku është graduar dhe kapiten.

Pas fitores me Flamurtarin, Dita pranoi hapur se i pëlqen fakti që Tirana interesohet për shërbimet e tij duke lënë të kuptohet se e ardhmja te Skënderbeu nuk është e sigurtë.

Takaj-696x464

Për sa i përket ekonomisë së futbollit shqiptar dhe kërkesave të presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore për miratimin e ndryshimeve në Ligjin e Sponsorizimeve, presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj e krahasoi kampionatin shqiptar me atë të Ishujve Faroe për faktin se nuk arrin të prodhojë të ardhura të konsiderueshme.

Kriza ekonomike e futbollit shqiptar – Ky kampionat këtë sezon është i dobët. Nuk është një kampionat që prodhon të ardhura. Vendet e para që synojnë grupet e Europa Ligës, duhet të gjenerojnë të ardhura të mëdha. Duhet të ndjekin shembullin e Skënderbeut. Kemi blerë lojtarë nga Luftëtari, Kukëis, etj. Kishim shpërndarje të të ardhurave. Por, futbolli te ne është i varfër, sepse konkurojnë 8 ekipe për Europën, por në Angli nuk konkurojnë 8 ekipe për rezultate të larta. Atje ka rregulla futbolli si dhe në Gjermani. Edhe në Greqi, Kroaci etj, janë përcaktuar rregullat. Ekipet e para kanë shpenzime më të mëdha në raport me skuadrat e tjera. Nëse nuk ka këtë lloj shkallëzimi, nuk mund të ketë fitime ky kampionat.

Ligji i Sponsorizimeve – Do të ketë disa të ardhura kur në këtë vend do të rritet cilësia e sportit. Kur përmirësohet futbolli, do të rriten të ardhurat nga Europa. Por, me këtë treg nuk mundemi. Ne jemi në nivelin e ishujve Faroe, nuk kaluam dot asnjë raund në kupat e Europës.

Në Europë shkohet me cilësi. Me 2000-5000 € pagesa mujore nuk mund të mbajmë dot asnjë futbollist”, u shpreh për aspektin financiar të futbollit shqiptar presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"