Kriza ekonomike trondit Realin, zbulohen dilemat e mëdhaja të madrilenëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 11:22

Kriza ekonomike trondit Realin, zbulohen dilemat e mëdhaja të madrilenëve

Gjithçka është ndalur për shkak të krizës nga Covid-19. Të gjitha klubet janë të varura nga mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet prej koronavirusit dhe sytë janë drejtuar më shumë në aspektin ekonomik. Nëse ekziston një skuadër që do të preket pak nga kriza ekonomike që do të përfshijë futbollin është Reali i Madridit.

Reali

Në zyrat e Madridit dalin mirë llogaritë dhe janë duke menduar të ardhmen e klubit. Gjatë kësaj kohe do të marrin vendime për disa futbollistë, në mënyrë që të krijojnë një grup të fortë për të luftuar për trofe të rëndësishëm sezonin e ardhshëm. Kupola drejtuese me Florentino Perezin, Hoze Angel Sançezin dhe Zinedin Zidanin kanë pasur bisedime të shumta për të marrë vendimet e duhura.

E ardhmja e Modriç

A do të qëndrojë Luka Modriç sezonin e ardhshëm në Madrid? Kjo është dilema e madhe. Brenda klubit nuk e sigurojnë prezencën e tij për të ardhmen, ndërsa i mbetet edhe një vit kontratë. Inter Majemi, skuadra e Bekhamit i ka bërë një ofertë të majme dhe ai gjithashtu po e merr në konsideratë. Por nuk dyshon vetëm klubi, edhe vetë Luka nuk është 100% i bindur për qëndrimin.

luka-modric-real-madrid-1571213383-26597

Kroati po sheh pak nga pak se si po e humbet rëndësinë e tij në skuadër dhe kjo nuk i pëlqen. Ai është i dashuruar me Realin dhe me jetën në Madrid, por po e mendon realisht që aventurës së tij me “Galaktikët” po i vjen fundi. Nuk do të ishte lamtumira e ëndërruar apo e merituar nga Modriç. Në klub do ta respektojnë maksimalisht vendimin që do të marrë vetë kroati, i cili konsiderohet si një legjendë e këtij klubi.

Dilema Odriozola-Hakimi

Në Madrid mendojnë se ka ardhur momenti të rikthejnë Ashraf Hakimin pas gjithë këtyre sezoneve spektakolare në Dortmund. Por situata nuk është kaq e thjeshtë. Fillimisht, lojtari nga Maroku do të vendosë kushte për t’u rikthyer. Sigurisht që nuk do të kërkojë të jetë titullar, por do të kërkojë minuta dhe vazhdimësi në skuadër.

Hakimi555

Për më tepër, Hakimi ka oferta të tjera në tavolinë dhe po i merr të gjitha në konsideratë. Objektivi i tij i madh është të luajë, pak rëndësi ka skuadra.

odriozola

Por Reali sigurisht që nuk do të pranojë diçka të tillë dhe e konsideron një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen. Hakimi është një lojtar polivalent, i cili mund të luajë si mbrojtës apo mesfushor i djathtë, por edhe majtas. Nëse Hakimi do të qëndrojë, fillimisht duhet që të largohen disa mbrojtës të tjerë. Alvaro Odriozola nuk ka më vend në skuadër nëse Zinedin Zidan do të qëndrojë në stol. Por nuk është e lehtë për të gjetur një skuadër që do të paguajë 40 milionë euro për Odriozolën, shifër që Reali e pagoi për të dy vite më parë. Një huazim tjetër do të ishte zgjidhja e duhur.

Joviç në rrezik

Sulmuesi serb nuk i ka dhënë përgjigjet e pritura nga Reali i Madridit. Të paktën për tani. Vetëm dy gola të shënuar, pak minuta të luajtura dhe një rënie e pashpjegueshme e tij nuk kanë sjellë gjë tjetër, veçse debatit që Reali i Madridit ka nevojë për një sulmues.

jovic

Prej muajsh kjo është një temë që po diskutohet gjerësisht në Madrid. Emri që mund ta zëvendësojë atë është Erling Haland. Lautaro dhe Kejn janë emrat e tjerë që qarkullojnë në zyrat e “Bernabeut”-t. E ardhmja e Joviçit është në ajër, sepse Karim Benzema është i paprekshëm. Ofertat për serbin vijnë nga Anglia, por është vështirë që një ekip të paguajë 60 milionë euro për të.

Mesfusha… e panjohur

Reali i Madridit ka një marrëveshje me skuadrën e Ajaksit për transferimin e Doni Van de Bekun, por a do ta aktivizojë atë në merkaton e verës? A do të rikthehet Odegard në fundin e këtij sezoni në Madrid? Po Sebajos do të ketë më vend në skuadrën e Zidanit? Të gjitha këto dilema do të marrin fund në të ardhmen.

PËRGATITI: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"